Tuesday, May 28, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTFëmijët shqiptarë luftojnë për paqen

Fëmijët shqiptarë luftojnë për paqen

“Ndaloni luftën në Ukrainë! Mendoni dhe për jetën e fëmijëve! Ju i shikoni lotët në sytë e tyre dhe nuk ju vjen keq?!” – shkruan plot ndjenjë Darsi, një vogëlush i klasës së dytë në një pikturë modeste të dërguar në adresën e ministres Kushi.

Paqen në Ukrainë e kërkojnë dhe mbështesin edhe fëmijët shqiptarë, të cilët kanë dhënë mesazhe spontane nëpërmjet pikturave të tyre.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi ka marrë foto nga punime të disa fëmijëve të klasave të dyta, me të cilat ka publikuar një album mjaft të veçantë.

“Mila, Luna, Arbi, Kevin, Kataleya, Darsi, Arli, Nikol, Zeljo, Klensi, Rian dhe Adea. Fëmijët shqiptarë luftojnë për paqen!” – shkruan ministrja në statusin e saj në rrjet social.

Në njërën prej pikturave, Mila, nxënëse e klasës së dytë shkruan: “Ukrainë, jemi me zemër me ty! Putin, dëgjo lutjet tona!”.

Ndërsa Arbi, shkruan: ” Stop Luftës, fëmijët kanë nevojë për ngjyra! Fëmijët duan të jetojnë! E duam Paqen, e duam jetën! Ajo është e shtrenjtë!”

https://arsimi.gov.al/femijet-shqiptare-luftojne-per-paqen/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments