Friday, October 11, 2024
HomeAKTUALITETMinistrja Krifca në Kafaraj, thirrje fermerëve për të përfituar nga skema mbështetëse

Ministrja Krifca në Kafaraj, thirrje fermerëve për të përfituar nga skema mbështetëse

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, me drejtuesin politik të qarkut Fier, Taulant Balla dhe Kryetarin e Bashkisë, Armando Subashi, takuan fermerët që kultivojnë luleshtrydhe në njësinë administrative Frakull të Fierit. Fermerët këtu janë unifikuar për të mbjellë të njëjtën kulturë në sasi të konsiderueshme që i bën ata faktorë të treg. Ministrja Krifca u bëri thirrje fermerëve të aplikojnë për të përfituar në Skemën Kombëtare dhe të ndërveprojnë me njëri-tjetrin për të ndërtuar një bujqësi më të konsoliduar dhe të strukturuar. “Doja t ju ftoja që ata që nuk kanë aplikuar, se nuk kanë një hektarë vetë, të ndërveprojnë me një marrëveshje të thjeshtë mirëkuptimi. Ka një arsye pse duhet të orientojmë fermerët drejt fermave të mëdha dhe bashkimit. Fatkeqësisht është bërë një gabim shumë i madh herët me ndarjen e tokës, që ka sjellë copëzimin e tokës, e rrjedhimisht një problematikë me produktivitetin dhe sipërfaqet e mëdha që na duhen për të pasur një bujqësi që eksporton, që dikton çmimet. Ndërsa me naftën bëmë një transformim shumë të madh vitin e kaluar, dhe këtë vit do të shtohet sasia e naftës pa taksa që do të përfitojnë fermerët. Duke iu bashkuar thirrjes së ministres Krifca për të aplikuar, Balla kujtoi fermerët e mbledhur në Kafaraj se ka një përfitim prej 200 mijë lekësh të reja për çdo hektar të mbjellë me luleshtrydhe. Balla po ashtu përforcoi lajmin e rritjes së sasisë së naftës pa taksa për fermerët. “Mbështetja buxhetore është për të gjithë. Rrisim mbështetjen buxhetore për naftën sepse duhet që asnjë shqiptar që punon tokën të mos lihet pa marrë naftën pa taksa. Dy orë nga këtu bëhet luftë. Çmimi i energjisë elektrike është pesë herë më i lartë se një vit më parë. Dhe çmimi i energjisë elektrike në faturat tona nuk ka ndryshuar”, u shpreh Balla. Fermerët shqiptare mund të alikojnë deri më 25 mars për të përfituar nga masat mbështetëse në Skemën Kombëtare 2022 për bujqësinë. Tashmë buxheti për naftën pa taksa për fermerët është rritur në 1.4 miliardë Lekë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments