Monday, May 20, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIEtiketimi i produkteve me ndikim në energji, sipas standardeve të BE-së

Etiketimi i produkteve me ndikim në energji, sipas standardeve të BE-së

Etiketimi i energjisë ndihmon konsumatorët të zgjedhin produkte më shumë eficiente në konsumin e energjisë, si dhe inkurajon prodhuesit të nxisin inovacionin, duke përdorur teknologji më eficiente në energji. Kështu u shpreh sot, zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Enkeleda Muça, gjatë diskutimit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit të pr/ligjin “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji”. Muça tha se, “projektligji vjen në kuadër të përmbushjes së direktivave të BE-së dhe synon garantimin e të drejtave të qytetarëve shqiptarë, duke i vendosur atyre në dispozicion informacion të qenësishëm në lidhje me eficiencën e energjisë dhe konsumin e energjisë”. Sipas saj, ky projektligj është në përputhje me arritjen e objektivave kombëtarë për eficiencën e energjisë, informimin e konsumatorit fundor dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve me ndikim në energji dhe është përgatitur në mbështetje të Planit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2022-2024. Ajo informoi se, legjislacioni aktual, nuk është në koherencë me standardet aktuale të etiketimit të energjisë për produktet me ndikim në energji, të përcaktuara nga rregullorja (EU) 2017/1369, lidhur me markimin, ripërkufizimin e klasave të energjisë A (A+, A++ dhe A+++) në etiketat e produkteve në treg. Pra, vijoi ajo, nëse sot kemi etiketime të klasave të energjisë A (A+, A++ dhe A+++), përshtatemi me etiketimet e BE-së që klasat e energjisë janë nga A tek G. “Për detajimin e kësaj procedure do të miratohet një VKM, që do të përcaktojë të gjithë procedurën që duhet të ndiqet në etiketimin, formën dhe informimin e publikut”, tha Muça.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments