Sunday, March 16, 2025
HomeSOCIALEPusteci çel i pari sezonin turistik

Pusteci çel i pari sezonin turistik

Bashkia e Pustecit hapi e para sezonin turistik për këtë vit, nga bashkitë e qarkut të Korçës. Edhe pse më e vogla në vend, Bashkia e Pustecit, ka një potencial të madh për tërheqjen e më shumë turistëve vendas e të huaj, duke ndihmuar njëkohësisht edhe ekonominë komunitare. Me rastin e çeljes se sezonit turistik, u organizua edhe një panair, ku i pranishëm ishte edhe prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole, i cili përgëzoi kryebashkiakun Pali Kolefski për organizimin dhe punën e mirë promovuese që i ben një prej atraksioneve unike, jo vetëm të qarkut, por edhe Shqipërisë. “Krijimi i kushteve edhe më të favorshme që qyteza e Pustecit dhe fshatrat përreth të zhvillohen me një vizion të qëndrueshëm ekologjik, është sfida e re e skuadrës së bashkisë, me mbështetjen e institucioneve të tjera”, është shprehur prefekti Jole në një postim në rrjetet sociale ku edhe ndau një album fotografik nga çelja e sezonit turistik të Pustecit. Jole tha se, investimi i qeverisë me projektin e rëndësishëm të ujësjellësit të realizuar për këtë bashki në vlerën e 455 milionë lekë, ka zgjidhur një nga nevojat më prioritare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ