Saturday, March 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURETirana, kryeqyteti mesdhetar i kulturës e dialogut

Tirana, kryeqyteti mesdhetar i kulturës e dialogut

Viti 2025 premton plot aktivitete që do të nxisin krijimtarinë, promovimin e dialogut, ndërgjegjes qytetare e përqafimit të fuqisë transformuese të artit e kulturës. Në një postim në rrjetet sociale, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ndau fotot nga aktiviteti i mbajtur në Piramidën e Tiranës ku ishin të pranishëm edhe partnerët e MEKI-t përgjatë 2025, kur Tirana do të jetë “kryeqyteti mesdhetar i kulturës e dialogut”. MEKI bëri me dije se do të mbështesë aktivisht organizatat dhe skenën e pavarur artistike si dhe do të rrisë këtë mbështetje duke adresuar çdo sfidë me të njëjtin ritëm siç po rritet dinamizmi i kryeqytetit. “Vizioni ynë për të ardhmen është një vizion që feston diversitetin, gjithëpërfshirjen dhe shkëmbimin e ideve midis popujve tanë”, shkruhet në faqen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, ku renditen edhe partnerët me të cilët do të bashkëpunohet: Unioni për Mesdheun, Anna Lindh Foundation dhe Bashkia e Tiranës. “Jemi gati të shkëlqejmë në skenën ndërkombëtare të kulturës dhe dialogut”, shkruan MEKI. 43 shtetet anëtare të Unionit për Mesdheun nisën iniciativën “Kryeqytetet Mesdhetare të Kulturës dhe Dialogut” gjatë Forumit të tyre të 7-të Rajonal në Nëntor 2022. Një vit më vonë, në Nëntor 2023, Tirana dhe Aleksandria u shpallën dy kryeqytetet e para të Kulturës dhe Dialogut, dhe do ta mbajnë këtë titull përgjatë vitit 2025.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ