Saturday, February 8, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTEmrat e njohur të muzikës botërore ndezin sot skenën e ‘Sunny Hill...

Emrat e njohur të muzikës botërore ndezin sot skenën e ‘Sunny Hill Festival’ në Tiranë

Sot starton “Sunny Hill Festival”, i cili do të zhvillohet për herë të parë në Tiranë. Eventi për të pritur artistët botërore dhe shqiptarë do të zhvillohet te Liqeni Artificial i Tiranës për 3 ditë. Në tre ditë do të ngjiten në skenë emra të njohur të muzikës botërore por edhe emra të këngëtarëve shqiptarë për të ‘ngritur në këmbë’ publikun shqiptar. Reperi i famshëm italian Fedez, Stormzy dhe Dj të famshëm do të ndezin skenën e “Sunny Hill Festival” në Tiranë 26 gusht Action Bronson, Fedez, Tananai, Dafina Zeqiri, Capital T, Dren Abazi, Art Lokaj, Sancet, Cryjaxx, Art Halili 27 gusht Hardwell, Afrojack, Regard, Merk&Kremont, Drop G, Kamela, Ampov, Vin Veli 28 gusht Stormzy, Mc Kresha & Lyrical Son & Ledri Vula, Mozzik & Getinjo, Elgit Doda, Asgjë Sikur Dielli, Nika Paris- Vegas Jones- Rooms, Barny Fletcher, Alban Chela Të gjithë ata që tashmë kanë siguruar një biletë, duhet të marrin me vete kartën ID dhe Biletën, ndërsa nuk duhet të marrin me vete mjete të ndaluara. Gjërat që duhet të dini: 1-Mosha minimale për të ndjekur festivalin vetëm është 16-vjeç. Të rinjtë nën moshën 16-vjeçare duhet të jenë të shoqëruar nga të rriturit. 2-Ju mund ta rimbushni byzylykun tuaj direkt në vendin ku zhvillohet eventi, por ne ju rekomandojmë ta bëni pagesën nëpërmjet aplikacionit të Sunny Hill Festival për të shmangur radhët e gjata. 3-Për t’u futur, mos harroni: Kartën ID/Pasaportën Biletën (digjitale ose të printuar) 4-Në hyrje do të kaloni përmes kontrollit të sigurisë. Sende të ndaluara: Mjete të mprehta Ushqim dhe pije Produkte aerosoli (spraj) Parfume Narkotikë ose substanca të ndaluara Çakmakë.https://lajme.rtsh.al/artikull/emrat-e-njohur-te-muzikes-boterore-ndezin-sot-skenen-e-sunny-hill-festival-ne-tirane-

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments