Rreth 18 900 tonë mallra po përpunohen sot në portin e Durrësit. Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se 5 anije tregtare me 18,900 tonë mallra dhe 590 njësi kontejnerike janë ankoruar në port. Konkretisht po përpunohen 2 anije me 1000 tonë mallra dhe 590 njësi kontejnerike dhe 3 anije me 17,900 tonë mallra janë në pritje për t’u përpunuar në orët në vijim. Me vënien në funksion të sistemit operativ online Navis 4, ofrohet një standard i ri pune në fushën e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit. Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës. atsh
Durrës, 18 900 tonë mallra po përpunohen në port
RELATED ARTICLES