Këtë vit për herë të parë, u mundësua që prindërit të tërheqin dëftesat e fëmijëve të tyre përmes platformës e-Albania, pa e pasur të nevojshme të paraqiten fizikisht në institucionet arsimore. Përmes një postimi në rrjete sociale ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi thekson se tashmë dëftesat e nxënësve apo certifikatat e notave për maturantëve mund të printohen direkt nga sistemi, sa herë që të jetë e nevojshme. “Jemi krenarë që këtë vit arritëm ta përmbushim me sukses angazhimin tonë që si certifikatat e notave të maturës, ashtu dhe dëftesat e nxënësve për çdo vit shkollor në sistemin parauniversitar, të printohen nga platforma e-Albania sa herë që dëshironi, pa qenë nevoja të drejtoheni fizikisht në institucionet arsimore”, tha Kushi. Gjithashtu ministrja bën me dije se janë lehtësuar procedurat edhe për ata që u duhet diploma jashtë vendit. “Përveç kësaj, të gjithë ata të cilëve u duhen këto dokumente për jashtë vendit, janë lehtësuar edhe nga procedura e mëparshme për vulë legalizimi në QSHA, por drejtohen vetëm në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vulën apostile”, tha Kushi. atsh
Dëftesat dhe certifikatat printohen nga e-Albania
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on