Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën të ditur se gjatë vitit 2022 u regjistruan 675 mjete 100 % elektrike, ose 1.724 % nga viti 2019. Sipas DPSHTRR-së, numëron flota vendase e mjeteve elektrike dhe hibride në vitin 2022, u rrit me 494 %, krahasuar me vitin 2019, duke arritur në 3803 mjete. Ndërkohë, DPSHTRR thotë se janë 20 563 autovetura të regjistruara për herë të parë me kategori mjedisore më të madhe ose Euro 5, gjatë vitit 2022, me një rritje prej 112 %, krahasuar me 2019-ën. Llogariten 891 mijë kg Co2/vit më pak, falë mjeteve elektrike gjatë 2022, ose sa 29 700 pemë të rritura (1 pemë absorbon rreth 30 kg CO2/vit). “Si masë lehtësuese dhe për nxitjen drejt rritjes së flotës green, nga nëntori i vitit 2019, DPSHTRR rimburson çdo tarifë të regjistrimit për herë të parë për mjetet elektrike dhe për çdo mjet green nga fondet e saj. Gjithashtu, mjetet u përjashtuan nga pagesa e TVSH-së. Nisma të cilat përkthehen në shifra konkrete kursimi për qytetarët apo subjektet që importuan dhe regjistruan mjetet nga tetori 2019 deri në dhjetor 2022. 765 milionë lekë të reja u janë kursyer qytetarëve apo subjekteve nga regjistrimi me tarifa zero dhe nga heqja e TVSH-së”, informoi DPSHTRR. atsh
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on