Menaxherja e Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Carole Megevand, tha se përmes ekoparqeve industriale synohet të adresohen disa prej barrierave me të cilat përballen bizneset, veçanërisht në menaxhimin dhe shfrytëzimin efikas të burimeve natyrore.
Sipas saj, synimi është që produktet e prodhuara në Kosovë të fitojnë më shumë hapësirë dhe njohje në tregjet ndërkombëtare, nën identitetin “Made in Kosovo”.
“Përmes parqeve ekoindustriale do të shpalosim apo zbusim disa prej barrierave. Mendoj se është edhe efikasiteti i burimeve natyrore, energjia, uji, menaxhimi i mbeturinave dhe të gjitha këto do të krijojnë një menaxhim më efikas të burimeve”, tha ajo.





