Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi se të dhënat e reja për viktimat e luftës do të publikohen në fund të janarit 2027.

Gjatë vizitës në Institutin për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku u takua me drejtorin e tij Atdhe Hetemi, Kurti tha se databaza përditësohet çdo ditë.

“Në fund korrikut e kemi pasur publikimin e listës preliminare të viktimave të vrarë të luftës, me 13195 persona të verifikuar për periudhën 1998-2000. Databaza përditësohet çdo ditë, ndërsa rezultatet e reja të përditësimit do të publikohen pas gjashtë muajsh, që i bie në fund të janarit të vitit 2027”, tha Kurti.