Shqipëria Moti – E Premte, 20 Nëntor 2026

0
0

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë; Bregdeti dhe zonat  e ulëta do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta POR në zonat Veriore vranësirat do të jenë disi më të dendura duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu; Parashikohet që orët e pasdites të MBETEN nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta të cilat në orët e vona pas-mesnatës do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga; 6°C vlera më e ulët e shënuar në Ersekë deri në 23°C pritet vlera maksimale në rang territori. 

Era do të fryjë mbi mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale 60 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.