Tregu i punës ka treguar zhvillime pozitive edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2022, bëri të ditur Banka e Shqipërisë në Raportin e publikuar sot mbi Stabilitetin Financiar. Sipas BSH-së, punësimi shënoi një rritje prej 3.4% në terma vjetorë, duke bërë që shkalla e papunësisë të bjerë në 11.3% nga 11.9% një vit më parë. Papunësia te të rinjtë (15-29 vjeç) ra në 20.7% ose me 2.6 pikë përqindje, ndaj nivelit të 6-mujorit të parë 2021, duke qëndruar nën mesataren e vlerave të katërvjeçarit të fundit. Rritja e punësimit gjatë periudhës në sektorin e industrisë (8%), në sektorin e bujqësisë (3%) dhe në sektorin e shërbimeve (2%) mbështeti rimëkëmbjen e tregut të punës. Ndërkohë paralelisht rritje ka shënuar edhe paga. Gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2022, rritja e pagave vazhdoi të përshpejtohej në 5.8% në terma vjetorë, me kontribut tërësor nga sektori privat (11%). Brenda sektorit privat, pagat u rritën thuajse për të gjithë sektorët, por rritja më e lartë është raportuar nga bizneset e sektorit të shërbimeve.https://ata.gov.al/2022/09/29/bsh-punesimi-shenoi-rritje-prej-3-4/
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on