Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris dhe presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol dënuan një lëshim të raketës balistike të Koresë së Veriut në fillim të kësaj jave. Pheniani lëshoi raketën drejt Detit të Japonisë edhe pse rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të testojë çdo lloj rakete balistike. Testi erdhi një ditë përpara se Harris të vizitonte Seulin dhe në mes të tensioneve në rritje në rajon pasi Veriu kreu një seri testesh raketash me aftësi bërthamore këtë vit. “Yoon dhe Harris diskutuan gjithashtu Kinën dhe Tajvanin dhe përpjekjet për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit”, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë. Pas bisedimeve të së enjtes në Seul që zgjatën gati një orë e gjysmë, Harris vizitoi kufirin shumë të fortifikuar midis Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut, ku takoi disa ushtarë amerikanë dhe familjet e tyre. Ajo kishte qenë më parë në Japoni për të marrë pjesë në ceremonitë për ish-kryeministrin e vrarë, Shinzo Abe.https://ata.gov.al/2022/09/29/koreja-e-jugut-harris-dhe-yeol-denojne-testet-balistike-te-phenianit/
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on