Gjykata e Apelit në Paris vendosi sot një gjobë prej 225 mijë eurosh (rreth 260 mijë dollarë) për secilën kompani, duke rrëzuar vendimin e pafajësisë të dhënë në gjykimin e parë ndaj dy kompanive franceze.
Gjykata arriti në përfundimin se linja ajrore dhe prodhuesi i avionit mbajnë përgjegjësinë e plotë për aksidentin dhe janë gjithashtu përgjegjës për dëmshpërblimet ndaj familjeve të viktimave.
Avioni i “Air France”, që kryente fluturimin” AF447″, u përball me një front të fuqishëm stuhish më 1 qershor 2009 gjatë udhëtimit nga Rio de Zhaneiro drejt Parisit dhe më pas u zhduk nga radarët.
Avioni model “Airbus A330” u rrëzua në oqeanin Atlantik.
Operacionet e kërkimit dhe hetimit zgjatën për gati dy vjet.
Vetëm në maj të vitit 2011 u arrit të nxirreshin trupat e fundit të viktimave dhe regjistruesi i të dhënave të fluturimit nga një thellësi prej rreth 4 000 metrash.





