Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI100 milionë dollarë për rindërtimin e 27 urave

100 milionë dollarë për rindërtimin e 27 urave

100 milionë dollarë do të shpenzohen nga qeveria shqiptare për rindërtimin e urave të dëmtuara. Në një intervistë televizive, drejtori i Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ervis Berberi bëri të ditur se, është gati kredia që do të mundësojë këtë projekt. “Banka Botërore miratoi në bordin e saj kredinë për Shqipërinë. Behët fjalë për një investim prej 100 milionë dollarë. Rehabilitimi i urave fillon këtë vit dhe vazhdon edhe në 7 vitet e ardhshme”, u shpreh ai. Berberi theksoi se, ura e parë që do të nisë ndërtimin është ura e Beshirit. “Në vitin e parë do të ndërtohen 3 ura, ura e Beshirit që do të bëhet e re, ura e Viroit dhe ura e Dragodit që do bëhet urë e re në lumin e Vjosës që lidh qarkun e Tepelenës me qarqet përballë, dhe i shërben dhe Memaliajt”, tha Berberi. Berberi vuri në dukje se studimi për gjendjen e urave është bërë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Ai siguroi se, pavarësisht dëmtimit të tyre, asnjë urë nuk është e pakalueshme. “’Pavarësisht dëmtimit nga tërmeti i 2019-ës, nuk ka asnjë urë të rrezikshme për kalim. Të gjitha investimet janë bërë që këto ura të kthehen në standarde më të larta”, u shpreh Berberi. Në të gjithë Shqipërinë numërohen 186 ura, por vetëm 101 prej tyre pas studimit kanë rezultuar me problematika dhe do ti nënshtrohen procesit të rindërtimit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments