Në kuadër të nismës së Bibliotekës Kombëtare dhe Ministrisë së Kulturës për të pasuruar fondet e bibliotekave të sistemit kombëtar, si dhe të Ditës Botërore të Librit dhe të së Drejtës të Autorit, Biblioteka Kombëtare i dhuroi bibliotekës së Fakultetit Historisë dhe të Filologjisë 128 tituj librash e revistash me vlerë albanologjike. Librat e dhuruar, nga të cilët BKSH disponon disa kopje, ishin botuar në: Korçë, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Athinë, Bukuresht, Sofje, Selanik, Boston, Madrid, Romë, Palermo, Vjenë, Firence etj. Në ceremoninë e dhurimit ishin të pranishëm zëvendësrektorja e Universitetit të Tiranës, prof. Anila Paparisto, dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë (UT), prof. Sabri Laçi, zëvendësdekania e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë (UT), prof. Dhurata Shehri, përgjegjësja e Katedrës së Letërsisë, prof. Persida Asllani, pedagogë, studentë etj. Prof. Asllani falënderoi Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe drejtorin e saj Piro Misha për dhuratën e çmuar që pasuron fondin e vyer albanologjik të bibliotekës, i cili u shërben pedagogëve, studiuesve, studentëve. Në fjalën e tij përshëndetëse, Piro Misha shprehu kënaqësinë e veçantë që ndien për këtë dhurim, për faktin që është një koleksion i vyer në ndihmë të procesit mësimor, si dhe kërkimit shkencor, duke garantuar edhe mbështetjen e institucionit që ai drejton për komunitetin akademik dhe studentor në përmbushje të hulumtimeve të tyre. Një falënderim i veçantë erdhi edhe nga dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë (UT), prof. Sabri Laçi, i cili e vlerësoi Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë si qendër dijeje e kulture për të gjithë, si institucion në shërbim të të gjithëve. atsh
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on