Klubi gjerman i kategorisë së dytë, “Fortuna” i Dyseldorfit, planifikon hyrjen falas për të gjithë shikuesit në ndeshjet në shtëpi, në një të ardhmen të afërt, me një fazë testimi që do të fillojë sezonin e ardhshëm. Hollësitë e këtij vendimi do të jepen më vonë. “Vendimi mund të revolucionarizojë futbollin në mbarë botën”, tha gazeta “Rheinische Post”. Për të bërë të mundur këtë lëvizje, “Fortuna” ka nevojë për më shumë të ardhura nga sponsorizimi për të kompensuar mungesën e të ardhurave nga shitja e biletave, të cilat sipas gazetës “Bild” aktualisht janë rreth 7,0 milionë euro (7,7 milionë dollarë) në sezon. Raportet thanë se “Fortuna” po punon së bashku me këshillin e qytetit dhe sponsorë të mëdhenj në skemë, disa prej të cilëve tashmë kanë nënshkruar kontrata shumëvjeçare. Mesatarja e frekuentimit te “Fortuna” këtë sezon është 30 000 spektatorë. Stadiumi i tyre ka një kapacitet prej mbi 54 000. Raportet thanë se faza e testimit të pranimit falas do të përbëhet nga tre ndeshje në shtëpi në 2023-24, dhe se nëse gjithçka shkon mirë, tifozët mund të ndjekin lojërat falas që nga sezoni vijues. atsh
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on