Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREDepardieu mohon akuzat e reja për abuzime seksuale

Depardieu mohon akuzat e reja për abuzime seksuale

Akuza të reja për abuzime seksuale kundër aktorit të njohur franko-rus, Gerard Depardieu. Faqja investigative ”Mediapart” zbuloi dëshmitë e 13 grave që akuzojnë aktorin simbol të kinemasë franceze, 74 vjeç, për abuzim dhe dhunë të karakterit seksual. Por, ai refuzon gjithçka. Depardieu është tashmë i hetuar që nga viti i kaluar për përdhunim dhe sulm seksual dhe këto dëshmi të reja, të cilat do të kishin të bënin me abuzimet e kryera mes viteve 2004 dhe 2022, gjatë xhirimeve të 11 filmave ose serialeve televizive, janë shtuar tashmë në një dosje gjyqësore shumë komplekse. E para është nga aktorja, Charlotte Arnould, për abuzim që daton në gusht 2018, por Depardieu i ka mohuar gjithmonë akuzat përmes ekipit të avokatëve të tij parizianë. ”Mediapart” thotë se tri prej këtyre grave thanë se nuk do ta denonconin zyrtarisht aktorin. Arsyeja? Dëshmitë do të mund të shënonin fundin e karrierave të tyre në kinema apo televizion. Ndër dëshmitë është edhe ajo nga aktorja Sarah Brooks, e cila u takua me Depardieu në xhirimet e filmit ”Marseille”, seriali i parë francez i Netflix, në vitin 2015. ”Ishte super poshtëruese eksperienca e parë filmike me Depardieu… ai më provokoi… dhe në fund më tha ‘kujtova se doje të hyje në botën e kinemasë”, tregon Brooks. Sidoqoftë, përmes avokatëve të tij, aktori franko-rus (Vladimir Putin i dha atij shtetësinë në vitin 2013) mbrohet fuqishëm. Dhe arrin të mohojë zyrtarisht të gjitha pretendimet e karakterit penal.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments