Monday, February 17, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPopullsia e Japonisë shënon rënie rekord në vitin 2022

Popullsia e Japonisë shënon rënie rekord në vitin 2022

Japonia në vitin 2022 ka shënuar një rënie rekord prej gjysmë milioni banorësh në popullsinë e saj tashmë në pakësim, duke regjistruar vitin e 12-të radhazi në rënien e popullsisë. Duke cituar të dhënat e qeverisë japoneze, ‘Kyodo News’ me bazë në Tokio tha se popullsia e vendit u pakësua për 556 mijë banorë në vitin 2022 duke shkuar në 124,9 milionë, me çka numri i shtetasve japonezë regjistroi rënie rekord që nga mbledhja e të dhënave të popullsisë në vitin 1950. Tendenca alarmante sugjeron një nevojë të menjëhershme që Tokio të krijojë një sistem social për të përballuar sfidën e dyfishtë të nivelit në rënie të lindjeve dhe popullsisë në plakje. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, të gjitha 47 provincat e Japonisë, përveç Tokios, shënuan rënie të numrit të banorëve në baza vjetore. Popullsia e provincës Okinawa, e cila përfshin mbi 150 ishuj, u pakësua me 0,01 për qind, respektivisht hera e parë që shënon rënie që nga kthimi i saj në sundimin japonez në vitin 1972. Vendi gjithashtu shënoi një rënie të popullsisë së punës apo personave të moshës 15-64 vjeç, respektivisht për 296 mijë banorë, duke shkuar në gjithsej 74,2 milionë. Ky grup përbën 59,4 për qind të popullsisë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ