Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSulejman Delvina, kryeministër e veprimtar i çështjes kombëtare

Sulejman Delvina, kryeministër e veprimtar i çështjes kombëtare

Më 5 tetor të vitit 1871, lindi në Delvinë, Sulejman Delvina. Qe patriot, mësues, politikan dhe veprimtar i çështjes kombëtare. Mësimet e para i ndoqi në vendlindje dhe më pas studimet e larta në Stamboll. Mbajti disa poste të rëndësishme brenda administratës osmane deri në vitin 1911, kur kundërshtoi hapur politikën xhonturke dhe politikën ekspasioniste të vendeve fqinje kundrejt territoreve shqiptare. U zgjodh një nga përfaqësuesit e kolonisë së Stambollit në Konferencën e Paqes në Paris më 1919-ën. Pas Kongresit të Lushnjes, Sulejman Delvina u emërua kryeministër i qeverisë. Në këtë post u përball me probleme të shumta, në mënyrë të veçantë me çështjet e kufijve dhe me çështjen e Vlorës, në lidhje me të cilën firmosi protokollin italo-shqiptar për zbrazjen e qytetit dhe të rrethinave të tij nga italianët. Mbështeti Lëvizjen e Qershorit dhe u caktua në krye të Ministrisë së Jashtme në qeverinë e Nolit. Pas dështimit të Lëvizjes, u largua nga vendi për t’u rikthyer më 1928. U nda nga jeta më 1 gusht 1933, në Vlorë.http://ata.gov.al/2022/10/05/sulejman-delvina-kryeminister-e-veprimtar-i-ceshtjes-kombetare/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ