Nisi sot, në Muzeun Historik Kombëtar, Festivali Letrar Ndërkombëtar i të rinjve “Tirana Gate 2022”, i cili këtë vit do të ketë moto të tijën “Fqinjët”. Deri në datën 7 tetor, Tirana do të kthehet në një vendngjarje të rëndësishme për librin europian. Ky Festival është një projekt i realizuar nga Instituti i Librit dhe i Promocionit në kuadër të projektit rajonal READ (Rrjeti Rajonal për Dialog Ndërkulturor) i mbështetur nga Bashkimi Europian. Kryeqyteti do të mirëpresë autorë të mirënjohur të Ballkanit, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria dhe autorë nga Turqia, që në labirinthin e një paraleleje mes historisë personale dhe asaj kombëtare do të rrëfejnë histori shtetesh dhe qytetesh, histori qytetërimesh dhe jetësh individuale. Gjithashtu pjesë e Festivalit do të jenë autorë europianë si nga Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Rumania, fitues të çmimit prestigjioz ndërkombëtar Çmimi Europian i Letërsisë (EUPL), ku edhe Shqipëria bën pjesë me 3 autorë të saj. Milena Selimi, drejtore artistike e festivalit, është shprehur se “Kultura është e vetmja hapësirë pa kufij ku mund të lëvizim pa lejekalimi, ku në vend që të kundërshtojmë mund të dialogojmë edhe nëse nuk jemi dakord.” Festivali i sivjetëm do të solidarizohet me Ukrainën, në një seksion të dedikuar Ukraine – Stop War, duke sjellë disa autorë përmes krijimtarisë së tyre. Veçantia e këtij festivali qëndron në faktin se secili autor do të flasë, diskutojë dhe lexojë në gjuhën e tij, pra do të dëgjohet shqip, turqisht, greqisht, bullgarisht, maqedonisht etj. Autori më i ri i festivalit është 26-vjeçari Azem Deliu dhe autori më në moshë, Drago Jančar, 73-vjeçar. Sot, në ditën e parë të “Tirana gate 2022”, kanë marrë pjesë Drago Jançar (Slloveni), Anna Kove (Shqipëri) dhe Ylljet Aliçka (Shqipëri), nën moderimin e Arta Markut. Festivali do të vazhdojë deri në datën 7 tetor.http://ata.gov.al/2022/10/05/nis-tirana-gate-2022-festivali-letrar-nderkombetar-i-te-rinjve/
“Tirana Gate 2022”
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on