Pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare të Trendeve në Nanoteknologji (TNT2022), pas prezantimit të punimeve të tyre shkencore kanë vizituar kantierin e qendrës së NanoAlb në Kamëz. Gjatë vizitës në kantier ishin të pranishëm Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, Frida Krifca, ministre e Bujqësisë, bashkëkryetar i konferencës, Arben Merkoçi dhe Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës Fatbardh Sallaku. Ishin të pranishëm edhe drejtues të Qendrës së NanoAlb në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Majlinda Vasjari dhe Bashkim Ziberi (Universiteti i Tetovës, Maqedonia e Veriut), të cilët i njohën pjesëmarrësit e kësaj konference me punën e bërë deri tani dhe me perspektivat e qendrës NanoAlb, si dhe të bashkëpunimit me shkencëtarët e vendeve të tjera të botës nëpërmjet kësaj qendre. Krifca tha se Ministria e Bujqësisë do të mbështesë Akademinë e Shkencave dhe Universitetin Bujqësor të Tiranës në punën kërkimore shkencore, duke pasur në vëmendje aplikimin e nanoteknologjisë në bujqësi. Ministrja e Bujqësisë tha se ndërtimi i plotë i kësaj qendre pritet të përfundojë brenda vitit 2023. Në çeljen e Konferencës Ndërkombëtare të Trendeve në Nanoteknologji (TNT2022), Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama premtoi mbështetjen nga qeveria shqiptare dhe tha se “Nanoteknologjia në Shqipëri, do të financohet 1.5 mln euro në vit”. Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji (TNT2022) do të vijojë punimet deri më 7 tetor 2022.http://ata.gov.al/2022/10/05/qendra-e-nanoalb-pritet-te-perfundoje-brenda-2023-shit/
Qendra e NanoAlb pritet të përfundojë brenda 2023-shit
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on