Bashkia e Beratit dhe Banka Gjermane për Zhvillim pritet të fillojnë së shpejti një projekt të ri për menaxhimin e ujërave të zeza. Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo priti në një takim stafin drejtues të KfW, Bankës Gjermane për Zhvillim, Klaus Müller, Drejtor i KfW për Evropën Juglindore dhe Turqinë, Z.Jörg Meilicke-Menaxher Rajonal, Brit Horschke, Drejtore e KFW në Shqipëri. Gjatë takimit Demo dhe drejtuesit e KfW diskutuan për projektet e implementuara deri tani dhe një projekt të ri, i cili do të fillojë së shpejti. “Ky projekt i ri do t’i jap përgjigje përfundimtare menaxhimit të ujërave të zeza, të cilat nuk do të derdhen më në lumin Osum, por do të trajtohen në një impiant qendror”, tha Demo. Berati sot furnizohet 24 orë me ujë për herë të parë falë projekteve të bashkisë të financuara nga KFW dhe qeveria shqiptare. Më herët kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo ka deklaruar se “kemi rreth 35 milionë euro investime të hapura në qytet që janë të barabarta me investimet që Berati ka marrë në 12 vitet e fundit”.https://ata.gov.al/2022/09/30/projekt-i-ri-per-menaxhimin-e-ujerave-te-zeza-ne-berat/
Projekt i ri për menaxhimin e ujërave të zeza në Berat
RELATED ARTICLES