Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e dytë të vitit 2022 vlerësohet me rritje prej 2.23%, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2021. INSTAT publikoi sot raportin mbi Produktin e Brendshëm Bruto, sipas të cilit PBB-ja në tremujorin e dytë të këtij viti shënoi rënie me 1.16 %, krahasuar me tremujorin paraardhës, e ndikuar nga situata e vështirë globale që është shkaktuar nga çmimet e larta dhe problemet me furnizimin, si rrjedhojë e invazionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës. INSTAT bën të ditur se, në rritjen ekonomike prej 2.23 % në tremujorin e dytë të vitit kontribut pozitiv kanë dhënë degët tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor me 1.68 %, aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 0.65 %, aktivitetet profesionale dhe shërbimet administrative me 0.33 %, bujqësia, pyjet dhe peshkimi me 0.31 %, aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 0.26 %, ndërsa informacioni dhe komunikacioni me 0.06 %. Negativisht kontribuuan aktiviteti i ndërtimit me 0.49 %, industria, energjia dhe uji me 0.46 %, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia me 0.32 %, arte, argëtim, çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi me 0.09 %. Sipas raportit të INSTAT-it, taksat neto mbi produktet kontribuuan pozitivisht me 0.29 %. Në tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021 degët kryesore që kontribuuan janë aktiviteti i bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit, i cili pati një rritje me 1.55 %. Grupi i aktiviteteve “tregti, transport, akomodim” dhe “shërbim ushqimor” pati një rritje prej 11.42 %. Grupi i aktiviteteve “informacioni dhe komunikacioni” u shfaq me rritje prej 1.7 %. Aktiviteti financiar dhe i sigurimit ka shënuar një rritje prej 13.20 %, aktiviteti i pasurive të paluajtshme ka shënuar një rritje prej 11.38 %. Grupi i aktiviteteve profesionale dhe i shërbimeve administrative u shfaq me një rritje prej 5.68 %. Ndërsa, taksat neto mbi produktet u rritën me 2.59%. Aktiviteti i industrisë, energjisë dhe ujit pati një rënie me 3.85%, i ndërtimit pati një rënie me 5.26%.http://ata.gov.al/2022/09/30/ekonomia-shenoi-rritje-me-2-23-ne-tremujorin-e-dyte/
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on