Thursday, March 27, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIInflacioni i eurozonës 10%, më i larti që nga krijimi i euros

Inflacioni i eurozonës 10%, më i larti që nga krijimi i euros

Kriza ekonomike e eurozonës u intensifikua me një inflacion dyshifror prej 10 për qind duke shtuar kështu presionin mbi Bankën Qendrore Evropiane për të vazhduar rritjen e normave të interesit në mënyrë agresive, sipas Bloomberg.

”Çmimet e konsumit u rritën me 10% nga një vit më parë në shtator”, treguan sot të dhënat nga Eurostat.

Kjo është më shumë se parashikimi mesatar prej 9,7% në një sondazh të Bloomberg me ekonomistët dhe shënon muajin e pestë radhazi që rezultati ka tejkaluar parashikimet.

Energjia dhe ushqimet nxitën përsëri inflacionin, megjithëse një masë themelore që i përjashton ato, kryesoi vlerësimet për të arritur një nivel më të lartë historik prej 4,8%.

Të dhëna të tilla kanë rezultuar kritike në nxitjen e vrullit drejt rritjeve të mëdha të normës së interesit në muajt e mëparshëm dhe ky rezultat ka të ngjarë të nxisë thirrjet për një lëvizje tjetër të madhe në vendimin e ardhshëm të BQE-së më 27 tetor.

“Hapi tjetër duhet të jetë ende i madh, sepse ne jemi ende shumë larg normave që janë në përputhje me inflacionin prej 2%”, deklaroi anëtari i Këshillit Drejtues të BQE-së, Martins Kazaks në një intervistë në Vilnius, ku rritja e çmimeve ishte 22,5%.

Megjithatë, politikëbërësit do të jenë nervozë në një tjetër lexim rekord.

Boris Vujçiç, guvernatori i Bankës Qendrore Kroate, i cili do t’i bashkohet Këshillit Drejtues të BQE-së në janar, paralajmëroi në një intervistë të botuar këtë javë se “kur inflacioni është i lartë, kur i afrohet niveleve dyshifrore, atëherë mund të shndërrohet në një sëmundje”.

Me Rusinë që i ka reduktuar Evropës furnizime me gaz dhe me dimrin që po afron, politikëbërësit po përgatiten për disa muaj edhe më të vështirë.

Rritjet e çmimeve mund të përshpejtohen akoma më tej në disa vende, ndërkohë që recesionet po bëhen gjithnjë e më të mundshme./https://ata.gov.al/2022/09/30/fokus-inflacion-dyshifror-prej-10-per-eurozonen/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ