Në Akademinë e Shkencave filloi sot punimet takimi i 17-të vjetor ndërkombëtar i Institutit “Alb-shkenca”. Takimi ka bashkuar studiues shqiptarë nga e gjithë bota për të referuar rreth problematikës së temës-kuadër “Bashkëveprimi shkencor në trojet shqipfolëse”. Organizues të takimit janë Akademia e Shkencave, Universiteti i Tiranës dhe vetë Instituti “Alb-shkenca”. Nga Akademia e Shkencave pjesëmarrës me referime janë: akad. Anastas Angjeli, akad. asoc. Adrian Civici, akad. Ilirian Malollari, akad. asoc. Rrapo Ormëni, akad. Kozeta Sevrani, akad. Ilia Mikerezi, akad. Genc Sulçebe, prof. Bajram Berisha (anëtar i jashtëm), si dhe shumë nga bashkëpunëtorët në komisione. Kryetari i Akademisë së Shkencave përshëndeti punimet e këtij takimi, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit tripalësh midis bashkësisë së studiuesve shqiptarë të punësuar jashtë vendit (që mund të paraqesë në forume si ky, problemet dhe vështirësitë që dalin), Akademia e Shkencave si kryeqendër e koordinimit të kërkimit shkencor (që duhet të ofrojë zgjidhje) dhe qeveria (që duhet të mbështesë zgjidhjet). Në vijim ai theksoi rolin e komisioneve dhe njësive për krijimin e urave të bashkëpunimit midis studiuesve, pavarësisht ku ndodhen, duke përmendur faktin që numri i kërkuesve të përfshirë në projektet dhe nismat kërkimore të Akademisë është trefishuar. Theks të veçantë akad. Gjinushi vuri në domosdoshmërinë e krijimit të një ekuilibri ende të munguar midis kërkimit akademik-elitar dhe kërkimit në universitete, midis formimit shkencor dhe arsimit të lartë. Në emër të Ministisë së Arsimit dhe Sportit përshëndeti zëvendësministrja Tole. Në ditën e parë tematika e tre paneleve kryesorë janë: zhvillimet ekonomike në krizën e sotme, energjitë e ripërtëritshme si një domosdoshmëri dhe situata shëndetësore në përmbyllje të pandemisë.https://ata.gov.al/2022/09/30/takim-nderkombetar-ne-ashsh-bashkeveprimi-shkencor-ne-trojet-shqipfolese/
Takim ndërkombëtar në ASHSH
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on