Tirana vazhdon të bëjë një paraqitje të shkëlqyer në Ligën e Kampioneve në futbollin e sallës, pasi kampionia e Shqipërisë ka mposhtur thellë Belfastin e Irlandës së Veriut në takimin e dytë të grupit G të raundit paraeleminator. Ky grup po i zhvillon ndeshjet në Sallën Sportive “Feti Borova” të Parkut Olimpik të Tiranës dhe takimet e bardhebluve po sillen për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Dhe pasi kishte mposhtur të mërkurën APOEL-in e Qipros me shifrat 5-2 në takimin e parë, bardheblutë kanë qenë të papërmbajtshëm në përballjen me irlandezoveriorët, të cilët e patën humbur 0-13 takimin e parë të mërkurën përballë Diferdonzhit të Luksemburgut. Në fakt, skuadra e trajnerit Artur Angoni ka shkuar edhe më larg sesa luksemburgasit duke e fituar takimin me shifrat 15-0. Bardhblutë kanë qenë të pandalshëm duke shënuar 3 herë në 4 minutat e para dhe duke vijuar të shënojnë edhe 6 herë të tjera dhe duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi 9-0. Pjesa e dytë e ka sjellë edhe 6 gola të tjerë për kampionen e Shqipërisë, teksa Alaj, Selmanaj, Qerimi dhe Kosova realizuan nga dy gola secili, Nishori dhe Gjoni nga një herë e gjetën të gjithë rrugën e rrjetës. Por lojtari më i spikatur ka qenë kapiteni Endrit Kaca, i cili ka realizuar plot 4 gola, nga dy për secilën pjesë loje. “Ne e kishim vlerësuar kundërshtarin, pavarësisht cilësisë së tij. Ndaj dhe fituam. Tanimë vëmendja tek Diferdonzh, që krahasim me vitin e kaluar ka bërë disa ndryshime. Është skuadër që luan shpejt në sulm dhe mbron nga afër. E kemi parë me imtësi dhe tani shpresojmë që të bëjmë hapin e madh të kalimit të këtij grupi. Shpresojmë të kemi dhe mbështetjen e publikut në “Feti Borova”, tha Endrit Kaca për RTSH Sport. Në takimin tjetër të grupit G, Diferdonzhi i Luksemburgut ka mposhtur 7-1 APOEL-in e Qipros dhe të shtunën ndeshet Tiranën në takimin vendimtar për kualifikimin, që do të vijë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, duke nisur nga ora 20:45.https://sport.rtsh.al/artikull/tirana-e-angonit-e-papermbajtshme-ne-europe
Tirana e Angonit, e papërmbajtshme në Europë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on