Monday, February 10, 2025
HomeSOCIALEPelegrinazhi në malin e shenjtë të Tomorit

Pelegrinazhi në malin e shenjtë të Tomorit

Dita e sotme shënon përfundimin e pelegrinazhit drejt malit të Tomorit, malit të shenjtë ku prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu.Nga ana e strukturave të policisë u morën të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në malin e Tomorit. Festa e Shenjtë e Bektashinjve organizohet nga 20-25 gusht dhe mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut pelegrinë nga e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm. Mijëra pelegrinë udhëtuan drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorit nën ritmet fetare të bektashinjve, pavarësisht besimeve fetare që i përkasin. Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen. Sipas gojëdhënave thuhet se Abaz Aliu, nga Arabia, së bashku me vëllanë e tij të vogël, u vendosën në Berat, duke u bërë mbrojtës të nahijes. I vëllai mbronte qytetin e Beratit, ndërsa Abaz Aliu u vendos në Tomor, për të mbrojtur gjithë fiset dhe krahinat e Tomorit. Ditën e 25 gushtit shpirti i tij vjen nga Olimpi dhe kthehet përsëri për të çliruar viset e Beratit nga gjithë të këqijat. Populli ka respekt e nderim hyjnor për dy vëllezërit, sepse betohet “për Baba Tomor” e “për Abaz Ali”.https://ata.gov.al/2022/08/25/rama-ndan-fotot-nga-pelegrinazhi-ne-malin-e-shenjte-te-tomorit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments