Boksieri shqiptar Florian Marku është shpallur fitues i ndeshjes në “Air Albania” përballë kundërshtarit meksikan, Miguel Parra Ramirez. Kështu Florian Marku vazhdon dominimin në ringun profesionist, ku nuk njeh humbje. Kampioni shqiptar ia doli të mundë me pikë pas 10 raundesh boksierin meksikan Miguel Perra. Kampioni dhuroi emocione për qindra të pranishmit që e ndoqën në stadium dhe mijëra të tjerëve që e ndoqën nga ekrani. Në fund të raundit të dhjetë, Florian Marku grumbulloi 95 pikë, kundrejt 92 pikëve të Miguel Perras. Marku renditet në vendin e 43 në botë në peshën ‘welterweight’, ndërsa deri më tani ka zhvilluar si boksier profesionist 12 ndeshje, 11 prej të cilave i ka fitore dhe 1 barazim. Ndërkohë meksikani Parra ka dyfishin e ndeshjeve të Florianit, 24, 22 prej të cilave fitore dhe 2 humbje. Gjithsesi ai është klasifikuar në peshën ‘super light’ dhe mban vendin e 260. “Kam shënuar golin më të bukur në “Air Albania”, u shpreh Marku para tifozëve. “I them faleminderit të gjithëve që erdhën sot. Kushdo që stërvitet jep shpirtin. Kundërshtari nuk ishte i lehtë. Kushdo që futet në ring jep shpirtin për të fituar dhe e patë edhe vetë rivalin meksikan që zhvilloi një ndeshje të madhe. Meksikanët janë të fortë. Një duartrokitje për meksikanin që erdhi këtu”, vijoi Marku. “Kam kaluar një jetë jo të lehtë si të gjithë shqiptarët. Ju falënderoj ju që keni ardhur këtu. Nuk jam as Superman, as njeri që nuk goditet, edhe unë kam shpirt, por vetëm diçka ju premtoj. Do jap shpirtin derisa të bie dhe të mos çohem më. Ju premtoj se do jap shpirtin”, përfundoi Marku.https://ata.gov.al/2022/08/25/florian-marku-triumfon-ne-air-albania-mposht-meksikanin-ramirez/
Florian Marku triumfon në “Air Albania”
RELATED ARTICLES