Zonat e mbrojtura në qarkun e Gjirokastrës vitet e fundit janë kthyer në destinacione turistike të preferuara për turistët vendas e të huaj, sidomos në sezonin veror. Administrata e Zonave të Mbrojtura Gjirokastër tha sot për ATSH-në se “në periudhën 1 janar – 31 korrik zonat e mbrojtura u vizituan nga 43 356 vizitorë nga të cilët 36 115 vendas dhe 7241 të huaj”. Sipas ADZM Gjirokastër, turistët kryesisht ishin nga Franca, Italia, Gjermania, Polonia, Çekia etj. Vendet kryesore të vizituara nga turistët janë “Ujërat Termale të Bënjës”, Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”, në Peshtan dhe Fushën e Çajupit të parkut natyror “Zagori”, parku natyror “Lugina e lumit Vjosa”, etj. Që prej nisjes së sezonit veror specialistët e AdZM Gjirokastër iu dhanë turistëve informacione për këto zona të mbrojtura. Zonat e Mbrojtura kanë potenciale të larta për zhvillimin e turizmit. Këto zona vlerësohen si destinacionet turistike më tërheqëse të qarkut Gjirokastër, në të cilat mund të zhvillohen aktivitete të larmishme. Destinacionet turistike në qarkun e Gjirokastrës janë të shumta dhe turistët kanë mundësi të zgjedhin ku t’i kalojnë disa ditë pushimi larg zhurmave të qytetit.https://ata.gov.al/2022/08/26/mbi-43-mije-vizitore-ne-zonat-e-mbrojtura-ne-gjirokaster/
43 mijë vizitorë në zonat e mbrojtura në Gjirokastër
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on