Eshtë slogani, por çfarë sjell ky festival në bregdet? Dhe përse tani? Një ngjarje e rëndësishme për librin ka nisur në Durrës e vijon të bëjë bashkë shkrimtarë, përkthyes, botues, pedagogë, studiues, aktorë, muzikantë e personalitete të tjera të fushës së letrave që kanë një qëllim të vetëm: të gjallërojnë jetën kulturore të qytetit bregdetar dhe të nxisin dashurinë për librin e leximin, veçanërisht te të rinjtë. Mbrëmje poetike… Tryeza diskutimi me përkthyes e botues… Takime me shkrimtarë… Biseda me personalitete… Fragmente arti… Tinguj muzike… Dhe… Një Det me libra! 35 shtëpi botuese dhe ekspozues nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia do të paraqesin për lexuesit durrsakë dhe pushuesit me dhjetëra tituj: tituj të rinj dhe libra të suksesshëm! Më tepër se 30 aktivitete të larmishme, që do të mbahen në pika strategjike të qytetit, si: shëtitorja Taulantia, Amfiteatri Romak, Muri i Kalasë, librari Hugo, kafe Oborri etj. Me praninë e personaliteteve të kulturës dhe letrave, ky festival vjen nën kujdesin e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, që e realizon atë me mbështetjen e Bashkisë së Durrësit, Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit.
“Një det me libra” Festivali Veror i Librit
RELATED ARTICLES