Kompania, e cila zotëron “Facebook”, “WhatsApp” dhe “Instagram”, ka siguruar tashmë interesin e mundshëm të kompanive “Nvidia”, “Advanced Micro Devices” (AMD) dhe “Broadcom”, si investitorë kryesorë potencialë.

Sipas “Metës”, këto tri kompani kanë shprehur interes për të blerë aksione me vlerë deri në 5 miliardë dollarë gjithsej.

Megjithatë, “Meta” sqaroi se këto shprehje interesi nuk përbënin marrëveshje detyruese dhe as angazhime përfundimtare për blerjen e aksioneve.