Rruga Shalë-Tropojë, perspektiva të reja për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale

0
2

Punimet në rrugën Shalë–Tropojë, një nga investimet e rëndësishme infrastrukturore në veri të vendit që lidh zonën e Dukagjinit me Kurorën e Alpeve Shqiptare, po vijojnë me ritme të larta.Ky investim do të krijojë një korridor të ri lidhës mes zonave alpine, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe vizitorëve, si edhe duke rritur potencialin për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Realizimi i këtij projekti pritet të rrisë aksesueshmërinë në një prej destinacioneve më të veçanta të turizmit malor në vend, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve lokale dhe në promovimin e Alpeve Shqiptare si një destinacion turistik gjatë gjithë vitit.