Rekordi i mëparshëm në ankand për një vepër të Pollockut ishte 61,2 milionë dollarë për pikturën “Number 17, 1951”, e shitur në vitin 2021, megjithëse disa nga veprat e tij janë shitur për shuma edhe më të larta në transaksione private.

Sipas Christie’s, “Number 7A, 1948”, që paraqet rrjedhje të zeza boje me nuanca të kuqe mbi një kanavacë gjigante më shumë se tre metra të gjatë, përbën një moment kyç në historinë e artit.

“Me këtë vepër, Pollock çlirohet përfundimisht nga kufizimet e pikturës tradicionale në kavalet dhe krijon një nga pikturat e para vërtet abstrakte në historinë e artit”, thuhet në përshkrimin e ankandit.

Në ankandin e “Christie’s” u shitën edhe vepra të artistëve Mark Rothko dhe Joan Miro, të cilat gjithashtu vendosën rekorde të reja çmimesh për punimet e tyre në ankand