Në Prizren është hapur Panairi i Librit, ku shtëpi të ndryshme botuese kanë ekspozuar libra të autorëve vendorë e të huaj. Kërkesat më të mëdha edhe në këtë panair ishin librat shkencorë dhe ata të historisë. Për të 14-tën herë me radhë në Prizren po mbahet Panairi i librit, ku po marrin pjesë 20 shtëpi botuese nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia. Pasionantët e leximit thonë se ka një shumëllojshmëri të librave. “Gjeta libra të cilët shiteshin poshtë çmimit real, bile dy-trefishë. Kjo më gëzoi pak. Kishte mundësi për ata që janë të interesuar që të bëjnë një koleksion shumë të mirë të klasikëve të letërsisë botërore. Por, edhe nga letërsia jonë pashë botime interesante”, ka theksuar Skënder Berisha, vizitor i këtij panairi. Edhe në këtë panair interesimi ishte i vogël . “Interesimi i qytetarëve nuk është edhe shumë i kënaqshëm. Mirëpo, po mundohemi ta bëjmë sa më të mirë që një qytetar ta blejë një libër dhe ta lexojë në shtëpinë e tij”, ka thënë Rrahim Bajrami, pjesë e ekipit organizator të këtij panairi. Kërkesat më të mëdha në edicionin e 14 të panairit të librit ishin për libra shkencorë, e që disa qytetarë thanë se librat e këtij lloji nuk ishin në sasi të mjaftueshme. “Kishte libra të zhanreve të ndryshme, çmimet ishin të përshtatshme edhe prej autorëve vendorë, por kishte edhe shumë vepra të autorëve të huaj të cilët po janë joshës sidomos për gjeneratat e reja”, ka thënë një tjetër vizitor. Edicioni i 14 i panairit të librit, ku janë ekspozuar pothuajse të gjithë kategoritë e librave është i hapur në “Sheshin e Lidhjes” deri të dielën.
Panairi i librit në Prizren, çmimet e volitshme
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on