Produksioni do të përfshijë 11 aktorë në skenë dhe cilësohet si produksioni më i madh i realizuar deri tani në Teatrin e Kukullave.Përmes ndërthurjes së artit të kukullave me teknologjinë e projeksioneve imersive, shfaqja synon të sjellë një eksperiencë të re skenike për fëmijët dhe familjet.
Vepra është përshtatur ndër vite edhe për skenën teatrore, duke u shndërruar në një nga muzikalet më të njohura ndërkombëtare. Versioni skenik “The Lion King”, u shfaq për herë të parë në Broadway në vitin 1997 dhe është vlerësuar për përdorimin inovativ të kukullave, maskave, kostumeve dhe elementeve të teatrit fizik.





