Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTVolejpoja Beach Trophy 2022, aktivitet për pushuesit

Volejpoja Beach Trophy 2022, aktivitet për pushuesit

Ka përfunduar turneu 3-ditor Volejpoja Beach Trophy 2022. Turneu i volejbollit në rërë, u organizua nga bashkia e Shkodrës dhe Federata Shqiptare e Volejbollit dhe ngjalli interes të lartë nga pushuesit, gjatë tri ditëve të aktivitetit. U luajtën gjithsej 25 ndeshje, të ndara në kategoritë meshkuj e femra. Ndeshjet u përshkuan nga emocione e rivalitet dhe në fund u kurorëzuan 3 ekipet më të mira të volejbollit amator. Nënkryetari i bashkisë Ardit Qylybyli ndau certifikatat dhe medaljet për fituesit dhe premtoi vazhdimësi të aktiviteteve sportive e kulturore në plazhin e Velipojës përgjatë të gjithë sezonit turistik. Vendin e parë në Volejpoja Beach Trophy e fitoi Nikolin Qafaren e Fatjon Cekini për meshkuj, ndërsa për femra Edna Erkoci dhe Laura Ballciti. Vendi i dytë shkoi për Elidon Marku e Zamir Vjerdha si dhe për Izabela Dodani e Xhesika Kaci. Ndërsa, kupën e vendit të tretë e fituan Dorjan Tafa e Fatjet Haxhagiqi dhe për femra Klodeta Zhivani e Stela Kiri.http://ata.gov.al/2022/07/25/volejpoja-beach-trophy-2022-aktivitet-per-pushuesit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ