Tuesday, March 25, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTIsh-paketuesi i peshkut fiton “Tour de France”

Ish-paketuesi i peshkut fiton “Tour de France”

Jonas Vingegaard nga ekipi Jumbo-Visma, i cili ka punuar fillimisht si paketues peshku, fitoi dje “Tour de France 2022”. Në përfundim të fazës së 21-të, e cila u zhvillua në Paris, çiklisti danez fitoi turneun me një kohë totale prej 79 orë, 33 minuta dhe 20 sekonda në klasifikimin e përgjithshëm. Ai arriti fitoren e tij të parë të turneut të madh në karrierë, pasi vitit të kaluar përfundoi turneun në vendin e dytë. Kampioni i dy garave të fundit, Tadej Pogacar, që përfaqëson ekipin UAE Emirates, përfundoi i dyti me 79 orë, 36 minuta dhe 03 sekonda, ndërsa çiklisti britanik Geraint Thomas nga ekipi Ineos Grenadiers përfundoi i treti me një kohë 79 orë, 40 minuta dhe 42 sekonda. Belgu Jasper Philipsen i Alpecin-Deceunink ishte fitues në fazën mbyllëse të edicionit të 109-të të garës “Tour de France” me 2 orë, 58 minuta dhe 32 sekonda (me një bonus prej 10 sekondash). Gara “Tour de France”, e themeluar në vitin 1903, është një nga garat kryesore në çiklizëm, së bashku me “Giro d’Italia” dhe “Vuelta a Espana”http://ata.gov.al/2022/07/25/ish-paketuesi-i-peshkut-fiton-tour-de-france/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ