Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ART“45 vjet nga ekzekutimi i poetëve“

“45 vjet nga ekzekutimi i poetëve“

Në ambientet e Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit është çelur sot ekspozita “45 vjet nga ekzekutimi i poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka”. Me mbështetjen e familjarëve, Bedri Blloshmi i cili vuri në dispozicion të ekspozitës sendet origjinale, të ruajtura nga i vëllai, Vilsoni, si dhe dokumente të përndjekjes, ekspozita tërhoqi vëmendjen edhe për shkak të peshës historike që kishte paraqitja për herë të parë i plumbit të zbuluar gjatë procesit të zhvarrimit të dy poetëve. Armanda Hysa, nëndrejtore e ISKK, bëri një paraqitje të dokumenteve dhe sendeve të ekspozuara, duke dhënë një kronologji të ngjarjes prej dënimit, deri në pushkatimin, ekzekutimin e dy poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, më 17 korrik 1977. Hysa tha ndër të tjera, se kjo ekspozitë vjen në mënyrë simbolike në kohën e duhur, vendin e duhur duke dëshmuar për brezat një rast unik të procesit të përndjekjes, se si strukturat e shtetit, dhe gjithë mekanizmat e sigurimit prodhuan një ngjarje false, për të çuar në ekzekutim dy intelektualë të pafajshëm. Ndërsa, nga ana e tij, Bedri Blloshmi duke na njohur me mundimet e zbardhjes dhe botimit të dosjes, dhe gjithë historisë së dy poetëve, bëri apel se ende shteti nuk ka arritur të bëjë sa duhet për gjetjen e trupave të zhdukur nga regjimi komunist. Blloshmit i njihet kontributi i jashtëzakonshëm, i cili, ka vazhduar me vite, duke këmbëngulur pareshtur, në zbardhjen e dosjes së dy poetëve të pushkatuar, duke iu lënë brezave një histori të plotë, të dokumentuar, e të botuar tashmë. Ekspozita e hapur në hollin e godinës së ISKK, prej mbrëmjes së djeshme, qëndron e hapur deri të premten, në ora 8.00-19.00.

https://ata.gov.al/2022/07/13/ekspozita-ne-iskk-45-vjet-nga-ekzekutimi-i-poeteve-vilson-blloshmi-dhe-genc-leka/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments