Sipas studiuesve, individët mund të kenë arritur deri në rreth 1,8 metra gjatësi dhe të kenë peshuar afërsisht 75 kilogramë, duke pasur përmasa të ngjashme me ato të Homo erectus.

Një tjetër aspekt interesant i zbulimit është se gjurmët e Paranthropus boisei dhe Homo erectus janë gjetur në të njëjtën zonë dhe datojnë nga e njëjta periudhë. Kjo tregon se dy speciet jetonin në të njëjtin rajon, megjithëse nuk dihet nëse kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta me njëra-tjetrën.

Rreshtimi i gjurmëve sugjeron gjithashtu se tetë individë, kryesisht meshkuj të rritur, po lëviznin së bashku përgjatë bregut të liqenit. Studiuesit nuk gjetën prova për praninë e femrave apo fëmijëve në këtë grup, çka mund të tregojë se meshkujt e rritur udhëtonin herë pas here në grupe të veçanta.

Sipas autorëve të studimit, gjurmët e këmbëve janë veçanërisht të vlefshme sepse ruajnë një moment të vetëm të jetës së këtyre homininëve, duke ofruar informacion jo vetëm për anatominë e tyre, por edhe për mënyrën se si lëviznin dhe organizoheshin shoqërisht. Zbulimi është publikuar në revistën shkencore “Proceedings of the National Academy of Sciences” (PNAS)