Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një takim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura ku u diskutua për ndarjen e problemeve të administrimit të zonave të mbrojtura natyrore. Në takimin e organizuar në Parkun Kombëtar të Dajtit, Kumbaro theksoi se “zonat e mbrojtura këtë verë tërhoqën një numër të lartë vizitorësh”. “Zonat e mbrojtura që me vendimet e janarit 2022 i kemi rritur nga 17% e territorit në 21,3 % janë krenari për vendin por edhe një përgjegjësi e madhe për Ministrinë e Turizmit dhe të Mjedisit”, tha Kumbaro. Kumbaro u shpreh se “me AKZM dhe 12 drejtoritë rajonale të zonave të mbrojtura në takimin e organizuar reflektuam për vizionin e ri që duhet të ndërtojë administrata e zonave të mbrojtura; për planet e reja të menaxhimit; për dimensionin e edukimit mjedisor; për të komunikuar më mire e më qartë punën që bëhet çdo ditë në mbrojtje të florës dhe të faunës; për të bashkëpunuar me mirë me bashkitë dhe me institucionet e tjera në të gjitha nivelet, që nga peshkimi, bujqësia, infrastruktura, policia e shtetit, shoqatat, komuniteti, bashkëpunime që duhen ngritur në tjetër nivel”. Kumbaro theksoi se gjithashtu se është po ashtu koha koha për riorganizim të forcave në AKZM, duke i dhënë jetë edhe një njësie aktive të dedikuar për përgatitjen e projekteve dhe planeve të menaxhimit që do të përkthehen në performancë më të mirë në terren. “Këto dhe të tjera janë sfidat që e presin administratën e zonave të mbrojtura dhe Ministrinë e Turizmit dhe të Mjedisit, me energji të reja”, tha Kumbaro. Zonat e Mbrojtura janë oaz i biodiversitetit në Shqipëri. Zgjerimi i Zonave të Mbrojtura në Shqipëri synon të rrisë integritetin e këtyre zonave, për gjendjen e paprekur të tyre, krahasuar me zona të tjera të vendit, për biodiversitetin e lartë, për habitatet e rralla që bartin.https://ata.gov.al/2022/08/24/kumbaro-zonat-e-mbrojtura-numer-te-larte-vizitoresh-ne-vere/
Zonat e mbrojtura, numër të lartë vizitorësh në verë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on