Në Parkun Arkeologjik Amantia, rreth 30 kilometra në juglindje të qytetit të Vlorës janë zbuluar gjurmë të jetës antike, mure fortifikuese dhe godina që mbajnë ende mistere të pazgjidhura.
Në përfundim të gërmimeve në këtë park arkeologjik u kryen zbulime të rëndësishme për njohjen e organizimit urbanistik dhe historisë së këtij qyteti antik.
Amantia u themelua në fund të shek. V para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër në zonën e Labërisë dhe është e fortifikuar me mure.
Në shek. III para Krishtit, qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Në vitin 268 para Krishtit, qyteti preu monedhën e vet. Sot ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit





