Bulevardi kryesor i Orikumit, më shumë hapësira publike dhe gjelbërim

0
4

Orikumi do të mirëpresë vizitorët me infrastrukturë të transformuar këtë sezon veror, falë investimit në bulevardin kryesor të qytetit.

Bulevardi tashmë ofron kushte më të mira për lëvizjen e qytetarëve, më shumë komoditet për bizneset dhe një ambient më tërheqës për turistët që zgjedhin Orikumin gjatë sezonit veror.

Investimi synon ta kthejë zonën në një qendër moderne dhe funksionale, duke harmonizuar zhvillimin urban me identitetin bregdetar të qytetit.

Ndriçimi i ri, trotuaret e sistemuara dhe elementët dekorativë urbanë janë pjesë e ndërhyrjes që po i jep Orikumit një standard të ri estetik dhe infrastrukturor.