Kombëtarja shqiptare e futbollit po vazhdon përgatitjet intensive për ndeshjet e rëndësishme të Ligës së Kombeve, ku nesër do të përballet me Izraelin në transfertën e Tel-Avivit dhe të martën në mbrëmje do të rikthehet në shtëpi pas 3 muajsh mungesë, për të luajtur me Islandën. Mbështetja e tifozëve kuqezi nuk i ka munguar kurrë ekipit kombëtar në çdo stadium të Europës, ashtu si edhe brenda vendit. Në prag të këtyre ndeshjeve vendimtare për djemtë tanë vjen dhe një mbështetje më shumë nga yjet e televizionit dhe muzikës shqiptare, që duken shumë afër ekipit tonë Kombëtar. Në rrjetet e tyre sociale Alketa Vejsiu, Aurela Gaçe, Ermal Mamaqi, Bes Kallaku, Rozana Radi dhe Olti Curri i kanë thirrje tifozëve të jenë të pranishëm të martën në mbrëmje në Air Albania Stadium për ndeshjen me Islandën. Sigurisht që prania e shumtë e tifozëve në stadium dhe mbështetja e yjeve të muzikës dhe televizionit do të jetë një nxitje më shumë për lojtarët kuqezi që të zhvillojnë një ndeshje të madhe.https://ata.gov.al/2022/09/23/yjet-e-televizionit-dhe-muzikes-shqiptare-ne-mbeshtetje-te-kombetares/
Yjet e televizionit dhe muzikës shqiptare
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on