“Vllaznia” e vajzave ka shkruar sot historinë në futbollin shqiptar duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të UEFA Champions League dhe duke u radhitur kështu në listën e 16 ekipeve më të mira të Europës për femra, duke shënjuar arritjen më të madhe në histori të një klubi shqiptar në kompeticionet europiane. Shkodranet luajtën në “Loro Boriçi” ndeshjen e dytë të fazës së play-off-it të Ligës së Kampioneve kundër “Vorskla-Kharkiv”, duke triumfuar me rezultatin 2-1 e duke siguruar kështu kalimin në fazën e grupeve për herë të parë. “Vllaznia” luajti një javë më parë sfidën e parë të kësaj faze kundër “Vorsklë, ku shkodranet barazuan 1-1, teksa kjo e sotmja ishte sfida e dytë mes këtyre dy ekipeve, ku skuadra shqiptare ia doli të buzëqeshte falë golave të realizuar nga amerikania Tarah Lynn Patterson në pjesën e parë dhe Gresa Berisha 2 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Goli i parë erdhi pas një asisti të Megi Doçit, e cila kroson nga e majta, me topin që shkon në zonën kundërshtare e ku gjendet edhe amerikania Patterson, e cila godet me kokë drejt portës kundërshtare. Topi përfundon në rrjetë dhe 1-0 për “Vllazninë” në minutën e 39-të të takimit. Vajzat shkodrane patën edhe raste të tjera, por pa arritur të shënojnë. Në minutën e 85-të ukrainaset barazojnë me Korsun pas një gabimi në mbrojtje, ku topi i ardhur në zonë nga një goditje nga këndi nuk largohet siç duhet dhe vajzat kuqeblu surprizohen. Nuk ka kohë për demoralizime dhe vetëm 3 minuta pas barazimit vjen kryevepra e Gresa Berishës që e çon “Vllazninë” në grupet e UEFA Women’s Champions League. “Një 28 shtator magjik ky e që do të mbahet mend gjatë jo vetëm për Vllazninë e shkodranët, por për të gjithë futbolldashësit shqiptarë. Një sukses i jashtëzakonshëm i arritur nga puna e palodhur e vajzave shkodrane, trajnerit Nikolin Leka, presidentit Lazer Matija e të gjithë stafit të Vllaznisë së vajzave”, thuhet në njoftimin e FSHF-së. Në përfundim të ndeshjes, presidenti i FSHF-së, Armand Duka u shpreh i i lumtur për vajzat e ekipit të “Vllaznisë” që sipas tij, “sot dhanë leksion se si të fitojmë”. “Sot ‘Vllaznia’ e vajzave ka shkruar historinë me fitoren kundër ekipit ukrainas të ‘Vorskla- Kharkiv’ dhe tashmë do të marrë pjesë në grupe të ‘Champions League’ për herë të parë. Urimet e mia më të sinqerta për vajzat e Vllaznisë, stafin drejtues dhe Presidentin Lazër Matija. Urime për punën e përditshme me vullnet, pasion e përkushtim për të qenë krenaria e qytetit tuaj të mrekullueshëm Shkodrës, por edhe Shqipërisë”, u shpreh Duka. Ai theksoi se FSHF ka bërë një punë të jashtëzakonshme për mbështetjen e futbollit të vajzave, por kjo tregon se duhet të bëjmë më shumë. “Tani, të jemi gati të shohim vajzat tona të Vllaznisë të shkruajnë historinë e të na përfaqësojnë denjësisht në Europë”, u shpreh Duka. Ndërsa kryetarja e komisionit të Futbollit të Vajzave në Shqipëri, Anila Basha u shpreh se “atë që s’e bënë dot djemtë, vajzat e arritën më së miri”. “Kjo lojë po bëhet shumë e fortë. Atë që s’e bënë dot djemtë, vajzat e arritën më së miri. Tani, vajzat e ‘Vllaznisë’ në Europë, janë një realitet që do ta shijojmë të gjithë. Më së pari vetë futbollistet tona të talentuara, qyteti i Shkodrës që ato përfaqësojnë me zemër, dhe gjithë Shqipëria. Vajzat e Vllaznisë mundën sot në “Loro Boriçi” ukrainaset e ‘Vorskla Kharkiv’ me rezultatin 2 me 1 dhe ky rezultat i çon për herë të parë në grupet e Ligës së Kampioneve. Në emrin tim personal, si kryetare e komisionit të Futbollit të Vajzave në Shqipëri, shpreh mirënjohjen për punën e palodhur të vetë vajzave futbolliste dhe stafit që i trajnon me përkushtim ditë pas dite. Shpresoj dhe besoj për një përfaqësim sa më dinjitoz në kompeticionin evropian, për të ngritur lart, emrin e ‘Vllaznisë’, Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë. Ndihma e pakursyer e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk do të mungojë”, u shpreh Basha.https://ata.gov.al/2022/09/28/shkruhet-historia-ne-loro-borici-vllaznia-e-femrave-kualifikohet-ne-ligen-e-kampioneve/
“Vllaznia” e femrave kualifikohet në Ligën e Kampioneve
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on