Në dokument cilësohet se universitetet publike, pas përfundimit të regjistrimeve të kandidatëve fitues, duhet të shpërndajnë në të gjitha njësitë përkatëse “Tingëllimin e studentit”, si edhe listat me emrat e studentëve të regjistruar sipas programeve të studimit dhe fakulteteve.
Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe institucionet e arsimit të lartë.





