Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ART“Violina e Paqe”, festivali më i ri

“Violina e Paqe”, festivali më i ri

Violinisti Kledis Rexho, i cili bën një jetë artistike ndërmjet Francës dhe Luksemburgut me orkestrat më të mira të të dy vendeve, çel festivalin më të ri ndërkombëtar të muzikës në Shqipëri “Violina e Paqes”, me koncerte në datat 20-21-22 shtator. Ky udhëtim artistik që ka sjellë në Shqipëri disa nga muzikantët më të mirë të muzikës klasike të skenave të Parisit, Nju-Jorkut, Vjenës, nisi fillimisht për një publik shumë të veçantë. Pjesë e koncertit do të jetë edhe një vajzë e vogël 10-vjeçare, Vesa Duma, e cila do të luajë në violinë. Publiku i Tiranës do të ketë rastin ta dëgjojë vogëlushen në koncertin e datës 22 shtator në qendrën kulturore pranë Katedrales Ortodokse në Tiranë. Koncerti i parë i Festivalit ndërkombëtar “Violina e Paqes” u zhvillua në datën 20 në Hotel “Adriatik”, Durrës në orën 19:30. Në datën 21 shtator, në orën 19:00 në Sallën “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik Tiranë (hyrja e lirë). Për ta përmbyllur edicionin e parë të festivalit do të zhvillohet një koncert në qendrën kulturore pranë Katedrales Ortodokse në Tiranë në datë 22 shtator në, ora 19:30 (hyrja e lirë). “Violina e Paqes” mbështetet nga bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës dhe institucione dhe artdashës të tjerë.https://ata.gov.al/2022/09/21/violina-e-paqe-festivali-me-i-ri-nderkombetar-i-muzikes-ne-shqiperi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments