Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTVerstapen , i pari në nisje

Verstapen , i pari në nisje

Piloti i “Red Bull”-it dhe kryesuesi aktual i renditjes së përgjithshme të Formulës 1, Maks Verstapen është ai që do të niset të dielën i pari në garën e Çmimit të Madh të Holandës, që është gara e 15-të sezonale e këtij kampionati. Holandezi nuk i ka zhgënjyer 110,000 tifozët vendas, teksa në sekondat e fundit ai ka fituar betejën e kronometrit me rivalin e “Ferrari”-t, Sharl Lëklerk, duke e përshkuar xhiron me kohën më të shpejtë, 1 minutë, 10 sekonda e 342 të mijëtat dhe duke regjistruar, për herë të dytë radhazi, nisjen nga vendi i parë. Piloti i ri nga Montekarlo ishte 21 të mijëtat më i ngadaltë sesa holandezi, por “Ferrari” mund të marrë zemër nga fakti se dy makinat e skuadrës italiane do të nisen nga vendi i dytë dhe i 3-të, pasi Karlos Sainz regjistroi kohën e 3-të më të shpejtë. Në fakt, provat zyrtare kanë shkuar përgjithësisht pa incidente në pistën e Zandvo’ortit dhe të parët që “kanë rënë në fushën e betejës”, kanë qenë Valteri Botas, Kevin Magnusen, Daniel Riçiardo, Sebastian Fetel dhe Nikolas Latifi, që u eliminuan që në seancën e parë. Ndërkaq, 5 pilotë të tjerë u eliminuan në seancën e dytë dhe ata ishin Pjer Gasli, Sebastian Okon, Fernando Alonso, Zhu Guanju dhe Aleksandër Albon. Seanca e 3-të dhe e fundit ishte një betejë e ashpër deri në fund, që u fitua nga Verstapen, i ndjekur nga Lëklerk dhe Sainz. Ndërkohë, Ljuis Hemilton është i 4-ti, Sebastian Perezi i 5-ti, Rasëlli i 6-ti, ndërsa 10-shen e të parëve e plotësojnë Lando Norris, Mik Shumaker, Juki Tsunoda dhe Lens Stroll. Edhe këtë herë, ashtu si dhe në garat e tjera, Këto prova kanë ardhur drejtpërsëdrejti në Rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ashtu siç do të vijë edhe gara e së dielës, duke nisur nga ora 14:50.https://sport.rtsh.al/artikull/verstapen-nuk-zhgenjen-i-pari-ne-nisje

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ