Thursday, April 24, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREUra e Vezirit, nyja lidhëse e rrugëve tregtare të periudhës së Pashallëqeve

Ura e Vezirit, nyja lidhëse e rrugëve tregtare të periudhës së Pashallëqeve

Rubrika e kujtesës “Amarcord”, përmes të cilës DRTK Shkodër prezanton me pasuritë arkitektonike të Qarkut Shkodër, kësaj here sjell në vëmendje Urën e Vezirit. Ajo është ndër veprat inxhinierike publike të vezirëve Bushatllinj, e ndërtuar në 1770 nga vetë Mehmet Pashë Bushatlliu. Ura u ndërtua mbi lumin Drin. Punimet zgjatën disa vjet. Aja ishte 200 m e gjatë dhe e pajisur me 7 qemere shkarkuese të madhësive të ndryshme, ku harku më i lartë arrinte deri në 20 m nga shtrati i lumit. Me gjasë, ura më e madhe osmane e ndërtuar në vend deri në fillim të shek. XIX, para se Urës së Mesit t’i shtoheshin dhe harqe të tjera. Ura e Vezirit u bë nyja kryesore lidhëse e rrugëve tregtare të periudhës së Pashallëqeve si ajo Shkodër-Prizren, Shkodër-Gjakovë, pas zgjerimit të autoritetit të Bushatllinjve edhe në territoret që më parë njihnin si zotër Begollajt e Pejës.

Në kujtimet e veta, Edith Durham shkruan: “Ura e Vezirit, një urë madhështore me shtatë harqe, të gjitha të ndryshme, por efekti në tërësi ishte i mahnitshëm. Ajo është një vepër e një artisti të madh, sepse nuk mund të parafytyrohet gjë më e harmonizuar, me panoramën përreth”. Në 1914, forcat serbe, në rrugëtimin pushtues drejt Shqipërisë, të ndjekura nga ushtritë austro-hungareze, e minuan dhe e shkatërruan pjesërisht, duke e bërë të pakalueshme. Në 1978, u shkatërrua përfundimisht me tritol, si rezultat i ndërtimit të Liqenit dhe hidrocentralit të Fierzës. Fotoja e sjellë nga DRTK Shkodër është realizuar nga Ernst Jackh në vitin 1910.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ